Trafiku në Angli/Arrestohen 20 shqiptarë , shpërndanin kokainë të pastër në klube nate

0
253

 

 

Një organizatë kriminale e përbërë nga 20 shqiptarë është shkatërruar në Britani. Mediat britanike bëjnë me dije se kjo organizatë e strukturuar kryente shpërndarjen e drogave të pastra në disa klube nate. Operacioni ka qenë I fshehtë dhe për të janë kryer disa hetime disa mujore. Sipas të dhënave nga policia britanike shqiptarët ishin pjesë e një grupi ndërkombëtar  drogë. Ata u arrestuan në  qytetin e Manchesterit, qytetin e dytë më të madh pas Londrës, pas një operacioni të madh sekret policor të koduar “Cortez”. Grupi shpërndante drogë të klasit të parë, kokainë, nëpër klubet e natës së këtij qyteti. Kriminelët shqiptarë që kishin fituar 250 mijë stërlina duke shitur kokainë, kishin rekrutuar shqiptarë të ardhur në Manchester me dokumente fallco greke dhe italiane. “Grupi shqiptar kishte ngritur edhe një linjë telefonike për shpërndarjen e drogës që funksiononte 24 orë në 7 ditë, e cila ka habitur detektivët për shpejtësinë dhe profesionalizmin e funksionimit të saj”, shkruan gazeta “Manchester Evening Neës”. Gjatë operacionit që kulmoi në shkurt të 2015-s janë bastisur nga policia 17 adresa dhe janë kapur 130 mijë stërlina në para’ të thata, dy armë zjarri, karikatorë, municion dhe silenciator. Sipas detektivit Alex Mulhal, cilësia e kokainës kishte një pastërti prej 60-80 për qind. Sipas detektivit britanik “komuniteti shqiptar janë njerëz fantastik dhe tejet punëtorë dhe kjo bandë nuk reflekton këtë komunitet, por ka një element kriminal në çdo shoqëri. Në këtë rast kishim të bënim me një bandë shqiptare që zbarkoi në qendër të Manchesterit”, tha ai për gazetën “Mancester Evening Neës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here