Gent Kaprata për projekt-vendimin e fundit të qeverisë: Ky vendim është qartazi në kundërshtim me Kushtetutën

0
220

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes.

 

Gent Kaprata, urbanist/ pedagog Universiteti Europian i Tiranës, në një intervistë për mediat ka folur përojekt-vendimin e fundit të qeverisë ku tha se ky vendim qeverie është qartazi në kundërshtim me Kushtetutën.

“E shikoj si një vazhdim të asaj historie që ka nisur para 10 vitesh dhe merr pak e nga pak, por në mënyrë progresive nga të drejtat dhe liritë e pushtetit vendor të parit dhe tani edhe në liritë dhe të drejtat themelore të shtetasve të vet.

Ky projekt vendim parashikon se çdo objekt ndërtimor me qëllim banimi do futet në një proces madhor të matjes së parametrave dhe treguesve teknik të qëndrueshmërisë së ndërtesës, të cilën do ta bëjë një institucion që do jetë në varësi të qeverisë qëndrore, instituti i ndërtimit është ai.

Dhe mbi këtë do vendoset teorikisht nëse ai objekt është i qëndrueshëm ndaj një lëkundjeje sizmike apo jo. Pak a shumë këto gjëra dimë ne nga projekt-vendimi sepse vetë projekt-vendimi nuk është se ka dalë në formë të plotë.

Problemi i parë është fakti që ky është një vendim qeverie që në fakt është qartësisht në kundërshtim me Kushtetutën. Më është dashur ta sjell këtë çështje edhe në rastin e marrjes nga shteti të kateve pa leje në ndërtesat me leje, konfiksimi i famshëm ndryshe, sepse duhet të kuptojmë se një vendim qeverie ka disa rregulla se si shkruhet dhe si bëhet. Rregulli kryesor i tyre është pikërisht fakti që një qeverisje nuk mund të krijojë një vendim qeverie nga zero, i cili në çdo rast duhet t’i takojë një ligji specifik” u shpreh Kaprata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here