Nga Ilir Levonja: Vula nuk është alternativë

0
173

Po ta vësh re, ata që sot kanë vulën janë totalisht njerëzit që kurrë nuk u ballafaquan me elektoratin. Janë ca qytetarë të mbrapshtë që ashtu si blenë diplomat, blenë edhe mandatin e deputetit. Nuk janë racë sfidantësh, nuk janë gjak demokrati.

Janë qenie që bëjnë përpara me para, madje janë gati të shesin gjithçka vetëm e vetëm të mund të qëndrojnë në krye. Mund të shesin edhe nderin dhe kjo u vërtetua. Nuk qenë kurrë krahu juaj, madje kanë qenë sëmundja juaj. Ka edhe një soj tjetër midis por edhe si prapavijë, sojin e mosmirënjohësit.

Janë një lukuni e tërë që askush si ata nuk ka përfituar më shumë se kush nga Sali Berisha, është kjo arsyeja që ju ndjeni neveri për ta, ndjeheni të fyer, madje ju vjen të vidhni zorrët . Nuk i besoni syve kur shikoni se si flasin për parime, demokracinë dhe aleancat. Ndjeheni të fyer pasi keni ngrënë kurrizit shkopinjtë e policisë së Edi Ramës, gazin lot sjellës të sejmenëve të tij etj.

Dhe kurrë nuk e besoni se si mund të bëjnë aleancë me ‘të një pjesë e juaja. Por siç e thashë njeriu ka edhe sëmundje në trup. Duhet të mësoshesh të jetosh me ‘të për më tepër të kurohesh. Kur dikush merr një mandat me lekë, nuk ka se si të skuqet përpara një anëtari a një banori zone të cilit tërmeti i ka rrënuar çatinë kokës tërmeti dhe ai fle prej tri vjetësh jashtë.

Nuk ka se si turpërohet përballë një këshilli kombëtar prej shkallësh stadiumi, pasi nuk ka bërë pakt me ju, por me paratë që ka dhënë. Hiqeni nga mendja se sedra e tyre prej kurve është e lënduar nga shpallja ‘non grata’ e Saliut.

Janë më të zinj se ato të zeza që i ngjeshin Saliut Madje burracakër që dikur të kërcënonin kur i kërkoje dorëheqjen Saliut ta zëmë për rastin Gërdeci apo 21 janarin. Dhe pikërisht penetrimi i këtyre sëmundarakëve ka sjellur dritëhijet mbi figurën e Saliut, madje 100% që kanë dhe janë investuar aty.

Por kur thua burracakër është e kuptueshme të kenë moralin e kurvës që i ka prishur imazhin ‘non grata’ e Saliut. Nuk mund të mohosh të shkuarën tënde qoftë kjo me ulje e ngritje të historisë tënde përmes vulës së një gjykate me dëshmitarë të fortë deri ambasadën amerikane.

Madje me të drejtë që indinjoheni për standardin që modeli i demokracisë Amerika, me vendet e dorës së tretë, përdorë metoda alla Enver Hoxha me armikun e popullit, kulakun, lebrozin etj. Amerika vet të dënon përmes drejtësisë që i tredh koqet kujtdo presidenti.

Kurse në Shqipërinë tonë, përmes tekave të lobimeve dhe Edi Ramës. Ndaj e theksova dikund sot, se, do ishte naive të besoje se, vula po sot do u jepej ju. Asesi… megjithatë në avantazh jeni ju, jo ata të vulës.

Arsyeja shumë e thjeshtë, forca e një alternative qëndron tek shumica, jo tek vula. Kur them alternativë, kam parasysh ju që mbushni sheshet, jo vulistët. Ka forma plot për të vazhduar misionin. Ndaj një riqasje nga e nesërmja do bëj dallimin esencial që në zgjedhjet lokale.

Do prishi raportin e 99.99% e bashkive të Ramës dhuratë nga vulistat. Ndaj mos e ulni kokën, se thjesht pastruat trupin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here