DEA amerikane hapi zyrë snjalizimi në Shqipëri, Lala: Ka mungesë besimi te autoritetet. Trafiku i drogës me mbështetjen e shtetit!

0
221

DEA u bëri thirrje në rrjetet sociale shqiptarëve një ditë më parë që të tregojnë se si bëhet trafiku i drogës në Shqipëri dhe kush e bën atë.

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë, Klodiana Lala tha në “A Show” me Adi Krastën në Syri Tv se DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare.

Sipas saj, trafiku i drogës kryhet me mbështetjen e shtetit dhe trafikantët nuk janë të vetmit në këtë histori.

Për këtë arsye, tha ajo, DEA kërkon të ketë burime të pavarura për të shkuar tek e vërteta.

“Trafiku i drogave të forta nga Amerika Latine drejt Shqipërisë, ku Shqipëria është kthyer në një hambar të madh të kokainës, kaloi pa vëmendje. DEA ka mungesë besimi te autoritetet shqiptare. Ka kuptuar trafiku nuk po bëhet më vetëm nga trafikantët, por kanë mbështetjen e strukturave të shtetit. Ata duan të kuptojnë realisht se çfarë ndodh brenda burimeve të pavarura. Që do të thotë, nëse dikush vret një person, bën një masakër si e para disa ditëvbe, policia vendos një shumë të konsiderueshme parash, për këto që jep informacion. DEA nuk tha jap para, por duke premtuar anonimitet, duke garantuar që lufta ndaj trafikut të drogës do të jetë një luftë e pakompromis. Në një farë mënyre, ata vendosën për herë të parë të kenë një lidhje direkte për publikun sepse më në fund e kanë kuptuar atë që kemi denoncuar prej kohësh, që trafiku i drogës nuk është vetëm histori trafikantësh, por histori përfshirjesh shtetërore dhe shumë aspekte të kësaj historie po fshihen, operacionet po dekonspirohen. Kemi rastin e Arbër Çekajt, prokuroria mori kritika të forta pse e ndërpreu operacionin. Prokurorët thanë se ra mbrëmja dhe droga mund të zhdukej. Në fakt nuk ishte justifikim. Ai operacion u ndërpre për të fshehur bosët e vërtetë të trafikut. Arbër Çekaj nuk ishte i vetmi, kishte të tjerë të përfshirë. Kjo ndodhi edhe në Xibrakë, njerëz të rëndësishëm të përfshirë aty dhe autoritetet e dekonspiruan. Dhe amerikanët e kanë kuptuar më në fund që duhet të kenë zëra të pavarur dhe burime të pavarura për të shkuar te e vërteta“, u shpreh Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here