Kreu i PD Berisha tha se krto gjedhje janë për fatin tonë, që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim.
“U punua shumë, u ndërtuan HEC-et e Devollit, të Fanit, me dhjetëra e dhjetëra HEC-e të tjera. Sot HEC-et private prodhojnë 58% të energjisë që prodhohet në Shqipëri dhe kjo është një arritje historike për ne. Ato ujëra derdheshin në det, as për ujitje nuk përdoreshin, por tani shndërrohen në mirësi. A shndërrohen në mirësi këto për ju? Jo, jo. Pse, çfarë bëjnë këta? Digat ua shesin sekserëve të vetë me çmime qesharake.
Kanë krijuar kompani seksere të blerjes së energjisë, i zbrazin digat dhe këta blerës, këta makutër, këtë energji që e blejnë me 30 euro, e shesin në bursë me 180-200-250 euro dhe të gjithë fitimin e ndajnë me qeveritar. Digat tona boshatisen, biznesit i 4-fishohet çmimi i energjisë, qytetarëve u rri mbi kokë 800 kilovatëshi, do ua vendos sot, do ua vendos nesër.
Në një kohë kur viti 2022-2021, kanë qenë vitet më të mbara, Shqipëria ka prodhuar çdo vit 9 terravat energji elektrike, 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumon. A duhet ne të ecim në këtë mënyrë? Unë u bëj thirrje të gjithë korçarëve, qytetarëve, këto zgjedhje janë për fatin tonë, që të shndërrojmë pasuritë tona në mirësi për qytetarët dhe jo në mallkim.”