Gjokutaj: Nëse do ketë ndonjë firmë të Bashës në orët e vona, t’i nënshtrohet ekspertizës

Avokati i njohur Genc Gjokutaj për situatën e Partisë Demokratike dhe nëse rrezikon që të mbetet jashtë listës zgjedhore, thotë se kjo punë ka marrë fund pasi Ilirjan Celibashi para se të jetë komisioner, është jurist dhe një nga ekspertët që kemi për zgjedhje.

Në një intervistë për mediat, ai tha se Celibashi ishte shumë shterues dhe i qartë në shpjegimin dhe as më shumë dhe as më pak se sa dhënia e formës shpjeguese të vendimmarrjes.

“Dhënia 48 orë kohë e grupit përfaqësues të grupimit të Ali-Bashës, ishte se pa firmën e zotit Basha dokumentacioni është i paligjshëm.

Celibashi ka shprehur mendim se zoti Sefa është i ligjshëm në qëndrimin e tij, por se nuk përbën thelbin e problemit. Kërkesës i mungon personi që ka tagrin për të kërkuar regjistrimin që është kryetari i partisë.

Pyetja që lind dhe kërkon zgjidhje: Dakord që mungon vula e kryetarit dhe ky është Lulzim Basha, po a është vërtetë Lulzim Basha kryetari i PD. Se Basha mund të firmosë, po mund të ankimohet nga Alibeaj.

Por Alibeaj mandatin e ka nga një autorizim i Bashës. Shiko në çfarë hullie antiligjore vërtitet gjithë kjo procedurë dhe qëndrimi i ish-kryetarit të Partisë Lulzim Basha, në largimin e tij.

Këta kanë një vit me këto autorizime venë në gjykata dhe bëjnë ankimime. Nëse nuk do të jetë kryetar, si ka mundësi që Gjykata e Apelit legjitimoi Alibeajn si ankimues.

 

Kur urdhri politik prevalon para ligjit ndodhin situata të tilla, kur në gjykatë je kryetar dhe në KQZ nuk je.

 

As Basha dhe as Alibeaj nuk janë kryetarë. Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, nga anëtarësia dhe ky statut është i vlefshëm, se nuk është goditur statuti.

Gjokutaj shtoi se Enkelejd Alibeaj nuk është se nuk e ka ditur, por e ka lënë në heshtje, pasi pala që përfaqëson nuk mbledh dot një forum apo Kuvend se nuk janë më subjekt politik.

Në vijim shtoi se edhe në minutë të fundit të dalë një kryetar i vetëshpallur është kryetar i asgjësë, pasi janë një tufë të shkarkuarish që kanë emëruar njeri-tjetrin.

 

I pyetur se kush figuron juridikisht kryetar i Partisë Demokratike, Gjokutaj përmendi emrin e Sali Berishës si të legjitimuar nga anëtarësia dhe të kapur nga gjykata.

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjokutaj: Nëse do ketë ndonjë firmë të Bashës në orët e vona, t’i nënshtrohet ekspertizës

Baçi: Rama është i tmerruar nga humbja

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko