14 maji, Ilir Meta i shkon në zyrë Berishës

0
152

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka nisur këtë javë më një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Takimi në fjalë po mbahet në selinë blu, ndërsa në fokus të bisedës së tyre zhvillimet e fundit sa i takon edhe regjistrimit në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

Partia e Lirisë është regjistruar si subjekt zgjedhor, ndërsa Partia Demokratike ende.

KQZ nuk e njohu PD e Berishës ndërsa grupimit tjetër u la afat 48 orë për plotësimin e dokumentacionit.

Ndërsa vetë Berisha tha pak ditë më parë se me Metën bisedimet tashmë janë në nivelin e modeliteteve të përfaqësimit në këshillat bashkiakë, pasi për kandidatët për kryetarë të bashkive diskutimet thuajse janë mbyllur, ku është vendosur që të jenë kandidatët e dalë nga procesi i Primareve në PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here