Jam në shtëpi! Kandidati për deputet reagon pas lajmeve për aksidentin

0
137

Ish-kandidati i PD-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, Qani Xhafa ka reaguar pas lajmeve për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Teksa u tha se Xhafa, i cili pritet të marrë mandatin e Luçiano Boçit u arrestua nga policia pasi ishte në gjendje të dehur, ai ka deklaruar në një postim në “Facebook” se ndodhet në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përshëndetje të gjithëve! Duke marrë shkas nga lajmet që qarkullojnë në portale dhe nga mesazhet që më keni dërguar Ju informoj se ndodhem në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore!
Ju falënderoj për interesimin dhe Ju uroj gjithashtu Gëzuar Ditën e Verës!”, shkruan Xhafa.

Qani Xhafa

Sipas Panorama, Qani Xhafa, udhëtonte në gjendje të dehur dhe u përplas me trafikndarësen në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here