Votimi për emërimin e ministrave, ja socialistët që nuk i dhanë votën

0
265

Nuk është zyrtare, por nuk mund të injorohet si fakt. Brenda mazhorancës ka tension dhe për këtë mjafton ti hedh në sy deputetëve që ishin në sallë, por me vetëdije refuzuan të merrnin pjesë në një votim ku i interesuari i parë ishte vetë kryeministri Edi Rama.

Mesazhi i parë për Edi Ramën dhe më i forti ka qenë ai i deputetëve të PDIU-së me në krye Shpëtim Idrizin i cili sëbashku me dy deputetë të tij, Mesila Doda dhe Ymer Mamo braktisën demostrativisht votimin e dekretit për emërimn e ministrave Ahmetaj e Ekonomi në postet përkatëse të Financave dhe atë të Ekonomisë.

Ndërkohë që çudia nuk ka përfunduar me kaq pasi edhe 4 deputete socialiste si Vasilika Hysi, Klodiana Spahiu, Shkëlqim Cani dhe Parid Cara, rezultojnë se e kanë pasur të aplikuar kartën e prezencës së deputetit, por edhe ato sipas listëprezencës mësohet se nuk kanë votuar që kolegët e tyre Ahmetaj e Ekonomi të emëroheshin ministra. Gjithashtu votimin e ka braktisur edhe aleati i socialistëve Nard Ndoka.lista-e-plote

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here