Flet vajza e Mimoza Pajës: Nuk e kam braktisur gocën 10 vjeçe, ajo rrinte me gjyshen se e donte

0
106

Mimoza Paja është 58-vjeçarja që u vra padrejtësisht mbrëmjen e së dielës në Tiranë në një atentat mafioz, ku dyshohet se shënjetstra ishte Fatjon Murati.

Ajo punonte si banakiere në një lokal në Don Bosko, ndërsa pranë saj, me të qëndronte mbesa e mitur, vetëm 10 vjeç, që iu mbijetoi mrekullisht breshërisë së plumbave.

Por në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, vajza e Mimoza Pajës ka hedhur poshtë këto lajme duke deklaruar se e kishte lënë të bijën me gjyshen, jo sepse e kishte braktisur, por sepse e donte shumë.

Odeta Dume: Jam këtu me mamanë e vajzës 10-vjeçare. Përshëndetje dhe ngushëllime për humbjen e nënës.

Nëna e 10-vjeçares: Përshëndetje dhe faleminderit!

Odeta Dume: Ku keni qenë dhe si e mësuat këtë ngjarje kaq të rëndë?

Nëna e 10-vjeçares: Kam qenë në punë dhe më kanë ardhur telefonata që ka ndodhur diçka.

Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot?

Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra-tjetrën  sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet

Odeta Dume: Vajza e ka një baba?

Nëna e 10-vjeçares: Po e ka babain jashtë. Është shumë e mërzitur, është duke qarë se pse i ndodhi asaj mamit tim kjo gjë se ishim shumë mirë, shumë të lumtur dhe çdo gjë ishte shumë okej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here