Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka vizituar tregun e qytetit sëbashku me kryesuesin e listës për Këshillin Bashkiak, Lulzim Vranën.
Në postimin e tij në Facebook, Hoxha ka paraqitur disa foto të cilat tregojnë gjendjen e mjerueshme në të cilën i ka lënë bashkia tregëtarët, duke shitur në rrugë pa asnjë standard, dinjitet apo komoditet minimal.
Hoxha ka premtuar se Bashkia e Vorës në 14 maj do t’u ofrojë tregëtarëve një treg me të gjitha komoditetet e duhur, që ata njerëz të kenë respekt për punën e tyre më të cilën ndihmojnë familjen.
Postimi i plotë:
Sot bashke me kryesuesin e listës se keshillit bashkiak z. Lulzim Vrana vizituam tregun e qytetit. Ne fakt ky nuk mund te quhet nje treg pasi ska asnje standart per ta konsideruar te tille. Bashkia i ka lene keta tregtar te vegjel qe mezi nxjerrin buken e gojes te shesin rrugve pa asnje infrastrukture. Ne foto duke qarte gjendja mjerane ne te cilen ata jane te detyruar te punojne. Pa asnje dinjitet, pa asnje komiditet minimal. Bashkia e Vores ne 14 Maj do tu ofroje atyre nje treg me te gjitha komoditetet e duhur, qe ata njerez te kene respekt per punen e tyre me te cilen ndihmojne familjen. Vora i ka te gjitha mundesite per tu urbanizuar dhe për tu zhvilluar. Thjesht ne qeverisjen e socialisteve parate e tyre jane vjedhur per xhepat e pushtetareve. Me 14 Maj Bashkë do te Fitojme ! #bashkëfitojmë