Pas konfiskimit të “Prestige Resort” në Golem ka reaguar presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu. I revoltuar, ai deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Rama vjen për shkak të qëndrimeve të mediave të tij. Gjatë rrëfimit, biznesmeni zbuloi se është takuar edhe me agjentin e FBI-së,Charles McGonigal. Hysenbelliu tha se McGonigal i ka ofrua “ndihmë” për vizën amerikane, por ai e ka refuzuar.
“Edhe atë të FBI, e kam takuar unë. McGonigal është takuar me mua. Kam pirë një kafe për punën e vizës. Më tha se mund të më ndihmojë me avokat. I kam thënë jo, nuk marr vizë amerikane me pagesë. Po e meritova, do e marr. Amerika është në zemrën time. Edhe nëse nuk kam vizë, nuk dal kundër saj,” tha Hysenbelliu.