Tritan Shehu: Keqqeverisja e Ramës ka çuar në kulm varfërinë, represionin e arrogancën

0
139

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një intervistë për Panorama TV ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, ku ka mashtruar hapur se nuk ka gjobitur asnjë media.

Sipas Shehut, Rama gënjen që të mos mbajë përgjegjësi, përndryshe do i duhet të dorëhiqej.

“Ai vetëm me batuta apo të pavërteta mundohet të tejkalojë realitetin e hidhur e përgjegjësitë e tij të mëdha ose ndryshe ka vetëm një rrugë, dorëheqjen.

Për një kryeministër të përgjegjshëm që e ka katandisur vendin në këtë dhe ndaj mediave e pronës ka vetëm një rrugë, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Gënjen për të fshehur të vërtetën. I djeg atij e për këtë arsye kërkon ta kalojë duke thënë gjëra jo të vërteta ndaj përdor armën e batutave”.

Shehu nga ana tjetër komentoi dhe sulmin e Qeverisë Rama ndaj Prestige Resort, ku tha se “kryeministri, keq qeverisja e tij ka çuar në kulm varfërinë, represionin e arrogancën”.

“Ka shkatërruar sistemin e drejtësisë që manifestohet në çdo veprim, dhe ndaj mediave me Resort Prestige dhe raste të tjera gjoba që i vihen mediave, veprime të paimagjinueshme”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here