Zgjidhet kandidati i PS për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha fiton përballë Fate Velaj

0
360

Ka përfunduar votimi i zhvilluar paraditen e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Vlorë, në lidhje me përzgjedhjen e kandidatit që do të përfaqësojë të majtët në zgjedhjet lokale.

Bëhet me dije se fitues është diplomati Ermal Dredha i cili ka fituar garën me ish-deputetin e PS-së Fate Velaj.

Kryeministri,  Edi Rama ishte në Vlorë mëngjesin e kësaj të shtune ku në mbledhjen e Asamblesë lokale të PS-së shprehu kritikat e tij për deputetët e qarkut të Vlorës për fushatën që ata bënë për kandidatët për kryetar bashkie.

Me shumicë votash socialistët kanë vendosur Ermal Dredhën, i cili aktualisht mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ermal Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali.Më pas ka mbajtur postin e kreut të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deri në vitin 2016 kur edhe u emërua Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sot në orën 17:00 PS mbledh Kryesinë për të vendosur emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here