Berisha: Rama tha sot se ata që duan të operohen brenda 2 ditësh duhet të paguajnë. Shkatërrimi përfundimtar i kujdesit shëndetësor

0
126

Ne Divjake, Sali Berisha tha se Qeveria nuk ka asnjë qindarkë, përveç parave te qytetareve. Çdo qindarkë e qeverisë merret nga djersa, taksa, pasuritë tuaja.

 

“E them këtë se në rast se qytetarët do ta kishin të qartë se si ju vidhen pasuritë atyre, këtë qeveri nuk do ta pranonin as 24 orë. Jo. Por tani ama, vjedhin haptas për fushë, nuk kanë asnjë kufi.
Ndërtojnë kilometrin e rrugëve, rrugën anësore Lekaj-Fier, e ndërton me 7.2 mln euro. Autostrada Shkëmbi i Kavajës-Rrogozhinë, ka kushtuar 1.3 mln euro kilometri. Autostrada Rrogozhinë-Lushnje, 1.5 mln euro kilometri, autostrada Lushnje-Fier ka kushtuar 1.2 milionë euro. Bajpasi që ka standardet më të larta, i ndërtuar me paratë e bankave, se i mbikëqyrin bankat, ka kushtuar 2.8 mln euro.
Kurse ajo që ndërtohet me paratë tuaja të buxhetit, kushton 24 mln euro, kushton 27 mln euro. Po pse, sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin. Kjo është e vërteta.
Shkollat, ka manuale ndërtimi, manuali i BE-së për ndërtimin, manuali i SHBA-së për ndërtimin. Janë manualet më kryesore që sot përdoren. Ato diktojnë çdo çmim nga gozhda tek betoni, tek soleta tek çdo gjë tjetër. Mbi këto manuale me paratë e donatorëve në Tiranë, të mbikëqyrura nga PNUD-i, shkolla ndërtohet me 680 mijë euro. Me paratë tuaja, të taksëpaguasve tuaj, shkolla ndërtohet 6 mln euro. Ndërtohet pra sa 8 apo 10 shkolla. Po pse, vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen.
Kjo është e vërteta.
Dhe del tani pas 8 vitesh dhe thotë se do ti rrisim rrogat aq, do ti rrisim rrogat kaq. Mashtron në mënyrë të paskrupullt, harron se shqiptarët e dinë se kush është ai.
Po lexoja sot duke ardhur këtu, thoshte se tani, ata që duan të operohen brenda 2 ditësh, ata duhet të paguajnë. Shkatërrimi përfundimtar i kujdesit shëndetësor. Ai që ka nevojë për tu operuar ai duhet të presë në radhë, sa të operohen të gjithë ata që kanë mundësi dhe ai të vdesë nga sëmundja pa u operuar.
Pa më thoni ju mua. A mund të pranohet një diskriminim i tillë. Por meqë jemi këtu, a do më falni të lexoj se çfarë thoshte ky, kur erdhi në pushtet, pikërisht për këtë, pikërisht për shëndetësinë: Shërbimi shëndetësor dhe kujdesi shëndetësor në shkallë kombëtare do të jepet falas qytetarëve, 1. Prisni pak ju lutem. Kujdesi shëndetësor do të jepet sipas nevojës, jo sipas mundësisë, jo sipas xhepit. Kurse tani u thotë shqiptarëve, kujdesi sipas xhepit.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here