Afera e Portit të Durrësit/ Demokratët kërkojnë urgjent ngritjen e Komisionit Hetimor! Bylykbashi: Grabiten miliarda euro nga prona publike

0
189

Deputetët e Partisë Demokratrike, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi depozituan në Kuvend këtë të enjte kërkesën  për ngritjen e një komisioni hetimor për ccështjen e ndërtimit të portit të ri në Durrësit.

Nga Kryesia e Kuvendit, Bylykbashi dhe Vokshi e cilësuan këtë nismë një mega-aferë korruptive të qeverisë “Rama”.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar ditën e sotme në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për të hetuar aferën e Portit të Durrësit.

 

Në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se kjo është afera më e madhe kriminale dhe korruptive. Ai u shpreh se kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit e cila është një nyje strategjike tregtare dhe ushtarake.

“Grabitja e Portit të Durrësit është afera më kriminale dhe korruptive. Jo vetëm në aspektin ekonomik, jo vetëm si një pronë gjigande por ka shkelur në mënyrë brutale kushtetutën dhe çdo aspekt tjetër. Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë.

Ajo që parashikohet aty do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Është cenuar autonomia vendose me të cilën vetëqeveriset Durrës. Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve dhe konkurrencës dhe detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet. Me këtë kontratë që është firmosur sërish qeveria bën të mundur që investimi që do të bëjë shteti shqiptar do të jetë me humbje.

 Qytetarët shqiptarë duhet të investojmë sërish 2 mld euro. I mundësohet investitorit privat që të fitojë me shumëfish në raport me atë që investon. Porti i Durrësit që në vitet e para do të pushojë së ekzistuari dhe do të bëjë të pamundur një zhvillim jo vetëm të qytetit por të gjithë Shqipërisë. Do i drejtohemi me një padi të dytë gjykatës Kushtetuese. Ne do i shkojmë deri në fund. Askush nuk do na bllokojë në hetimin e kësaj afere grabitqare. Do e ndjekim në çdo rrugë”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here