Të marrësh një lejë të re drejtimi të automjetit do t’iu nevojiten 3 dokumente më pak.
Procedurat që kanë hyrë në fuqi pas datës 21 janar, kanë hequr nxjerrjen e vërtetimit të banimit, nuk është më e nevojshme të kryen analizat e grupit të gjakut dhe certifikata mjekësore kthehet me afat vlefshmërie jo më parë se 6 muaj nga data e regjistrimit për patentën nga tre muaj që ka qenë më parë.
Ndryshime ka pësuar edhe mosha e afateve të përdorimit të patentës. Ajo është rritur për të gjitha kategoritë për grupmoshat mbi 50 vjeç.
Ata që duan të marrin një leje të re drejtimi, duhet të njihen me ndryshimet e provimit të teorisë.
Aktualisht ky provim është me 40 pyetje, koha maksimale e zhvillimit të provës së teorisë është 40 minuta dhe numri maksimal i gabimeve të lejuara është 7.
Ndryshimet parashikojnë që testi teorik të reduktojë në 4 gabimet e lejuara. Atyre që nuk u kanë skaduar patentat ekzistuese, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në datat përkatëse të përfundimit të tyre.