Berisha komenton vizitën e Escobar: Më pëlqeu vizita e tij / Premtoj se do ekstradojmë Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia atje!

0
191

Në një prononcim të shkurtër për mediat jashtë kuvendit, Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar vizitën e Escobar në Shqipëri ku tha se : “Më pëlqeu vizita e tij”, gjithashtu deklaroi se në programin elektoral të tij do shtohet një pike: “Ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.”

 

Deklarata e plotë:

 

“Unë e ndoqa vizitën e ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar në Tiranë.

Mua, ajo vizitë më pëlqeu.

Unë kam një eksperiencë të gjatë politike. Ajo çka mund ta garantoj zotin Escobar, dhe jo vetëm atë, se në programin elektoral të Sali Berishës do shtohet një pikë: ekstradimi i Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigalin.

Ambasadorja Yuri Kim është një McGonigal me fustan. Me 100 përqind ajo do jetë në hetim.

Dhe unë i kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të FBI, të hetojë afera korruptive të McGonigal me fustan, përfshi pronat e saj në Shqipëri, duke garantuar se PD do ndihmojë në këtë hetim.

E ftoj inspektorin e përgjithshëm për t’u njohur me fakte të pakundërshtueshme si kjo dritë dielli. Nuk mund t’i lejoj vetes të akuzoj një njeri, shqiptar apo të huaj.”

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here