Cilët kemi përballë?! Meta: Po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi. Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm

0
85

Ne hapjen zyrtare të fushatës “Bashkë Fitojmë”, kreu i PL Ilir Meta tha se kandidatët e opozitës kanë përballë individë që nuk guxojnë të dalin përballë në debate televizive, sepse janë totalisht të konsumuar, nga 2 mandate, nga 3 mandate, nga 4 mandate, plot me skandale dhe premtime të pambajtura.

“Ata janë kandidatët, të cilët po i bëjnë shërbimet e fundit një regjimi, koha e të cilit ka përfunduar.

Ndaj motra dhe vëllezër të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Të vlerësojmë fuqinë tonë në demokraci dhe kjo është vota. Vetëm ajo bën ndryshimin. Vetëm ajo do të çelë një perspektivë të re, jo për 4 vite, por përgjithmonë, për vendin tonë dhe për fëmijët tanë. Ndaj të gjithë të shkojmë në votime. Të gjithë të votojmë për fitoren e këtyre kandidatëve të mrekullueshëm dhe gjeografia e fitores sonë do të jetë e jashtëzakonshme, sepse I kemi kandidatët e jashtëzakonshëm, që nga Kukësi me profesor Admir Sinematin dhe deri në Sarandë me përfaqësuesin e mrekullueshëm të shoqërisë civile Ardit Cikulin, që nga Durrësi me SuperIglin dhe deri në Korçë me profesore Ledina Ajollin. Ne do të fitojmë në Elbasan, që Elbasani ti japi mendje të gjithë Shqipërisë, ashtu siç I ka dhënë gjithmonë, prandaj kemi dhe një profesor si Luçiano Boçi, një superkandidat.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here