Është vetëdorëzuar në polici, autori i vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Tokshkezit.
Pak orë pas ngjarjes, policia arriti të arrestonte një prej autorëve të vrasjes 20-vjeçarit. Në pranga përfundoi 18-vjeçari Ensi Maze, ndërkohë që sot është vetëdorëzuar bashkëmoshatari i tij, Axel Hoxhaj.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T.
Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.