Zbardhet konflikti/ Plagosi me thikë 27-vjeçarin, pranga të riut në Lezhë (EMRI)

0
86

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të ri. Ngjarja ndodhi në Balldre.

Si rezultat i hetimeve, u kap dhe u arrestua në flagrancë Aleksander Ramaj, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin me inicialet A. K. 27 vjeç.

27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here