Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ 2 prokurorë anglezë mbërrijnë në Lezhë

0
208

2 prokurorë anglezë kanë mbërritur në vendin tonë, pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë dhe perfshirjes së 4 britanikëve.

Ata do të njihen me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Hetuesit anglezë po zhvillojne takime me drejtues të prokurorisë së Lezhës dhe grupin hetimor ne lidhje me kete çështje. Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur më pak rreth ekstradimit te personave te arrestuar ne Angli me kërkesë të prokurorisë së Lezhës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin prill ku Nikulaj u ekzekutua në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja kishte motive gjakmarrje ndërsa u identifikuan edhe autorët e përfshirë.

Porositësi ishte Edmond Haxhia ndersa bashkepunoi me 5 shtetas të tjerë, 4 anglezë dhe portugezi i cili është edhe ekzekutori.

Rikujtojmë se në Angli u arrestuan Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.

Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here