Gjokutaj: Nëse do të ishin hetuar siç duhen lidhjet Ndragheta-inceneratorë, Veliaj nuk do ishte sot në garë

0
177

Për juristin Genc Gjokutaj, nëse do të ishte hetuar siç duhen për lidhjet e kryebashkiakut të Tiranës dhe drejtuesve të lartë të qeverisë me Ndraghetan dhe inceneratorët, sot Erion Veliaj nuk do të ishte në garë.

Deklaratat Gjokutaj i bëri gjatë emisionit ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ku u fol për inceneratorët dhe bosët e tyre të lidhur me Ndragheta.

‘Është krijuar ideja dhe prova e mjaftueshme, jo më një prokurori, pse? Sepse disa indicie kur janë të sinkronizuara me njëra-tjetrën dhe mbështesin njëra-tjetrën dhe përbëjnë një provë.

Kush janë indiciet. E dëgjuar përgjimin e Longinotit çfarë thotë. Disponon tre leje ndërtimi. Kush i ka lëshuar këto leje?

E dyta, kjo që nuk bën kontrollin e parave. Mos harroni një studim që ka bërë Ola Xama, e cila ka dëshmuar faktin se asnjë para për ndërtimet në Tiranë nuk kanë dalë nga bankat. Ndërkohë që ky kryetar bashkie që garon për herë të tretë, që i takson ende pa u hapur gropa, duhet të sigurohet që këto para vijnë nga një biznes i ndershëm dhe jo produkte të veprës penale.

Çështja e Ilir Dedjes, është krejt e qartë. Jetojmë në një kohë që amnistia fiskale që propagandon Edi Rama, është pikërisht në funksion të këtyre investimeve që vijnë nga Ndragheta dhe nga të gjitha llojet e aktiviteteve kriminale, që Tirana është kthyer në një lavatriçe të tyre.

Përkundër kësaj panorame, kemi një prokurori e cila i mban çështjet veç e veç, nuk i heton dhe pret 3 vjet që të dërgojë një letër porosi.

Unë mendoj që nëse këto episode do të ishin të bashkuar dhe prokuroria do të hetonte sipas ligjit në afate normale që parashikon procedurale penale, atëherë jam krejt i sigurtë që ky kandidat nuk do të kishte mundësi të garonte kësaj radhe në Tiranë.’, tha Genc Gjokutaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here