Napoli i Lucciano Spalletit u shpall kampione e Serie A disa javë përpara fundit të kampionatit. Napoletanët meritojnë duartrokitjet e të gjithë të apasionuarve të futbollit, duke qenë në krye të tabelës për pjesën më të madhe të javëve.
Mbrojtje mur, mesfushë që lidh mirë mbrojtjen me sulmin dhe ofensivë për t’u patur zili. Ky është ekipi i Spalletit, që rikthen klubin te titulli pas 33 vitesh pritje.
Festa e tifozëve tashmë mund të fillojë. Mbështetësit janë derdhur në rrugët e Italisë që në orët e para të ditës duke “ngjyrosur” blu vendin, ndërsa sonte pritet të jetë një natë e gjatë në Itali. Siç shikohet në video, tifozët kanë pushtuar fushën e “Dacia Arena”, pas barazimit 1-1 në Udine.