Berisha njofton mitingun përmbyllës të fushatës: Më 12 maj ne ora 7 në sheshin ‘Nënë Tereza’

0
80

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi dje se opozita do të zhvillojë më datë 12 mitingun përmbyllës të fushatës për 14 majin.

Nga Hasi, Berisha ftoi të gjithë qytetarët që më datë 12 maj të mblidhen në sheshin “Nënë Tereza”.

“Miqtë e mi, ju e shini fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak. Përse e bën këtë? E bën sepse ata qytetarë i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre. Tani thotë më mirë të thonë se ky është halabak, se ky është i pacipë, por të mos thonë se i kam vjedhur, se i kam përzënë.

Por ne do e ndëshkojmë atë me 14 maj pikërisht për këto krime që ai ka kryer. Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri. Le të rendim me shpejtësi të madhe drejt saj. Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.

Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores. I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, zoti Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen se je turpëruar. Ty Rama të përdor si vegël.
Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datë 15, Rexha, ti dhe Gjici do krijoni partinë e pabesisë. Ndaj dhe ju uroj nga zemra, fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here