Ish kryeministri Sali Berisha denoncoi skemën e vjedhjes së energjisë elektrike. Berisha u shpreh se Shqipëria prej dy vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj.
Berisha u shpreh se dyshja Rama dhe Balluku zbrazin digat dhe iua shesin sekserëve të tyre.
“Energjia është shndërruar sot në një kamxhik do zbresë ashtu si e kanë pasur përpara. Ajo strategjia e ndërtimit të HEC-eve ka përmbysur situatën energjetike të Shqipërisë. Shqipëria prej dy tre vitesh prodhon më shumë se nevojat e saj.
Në vend që t’i kthehen biznesit dhe ju, ato shfrytëzohen, vidhen nga dyshja Rama Balluku. Çfarë bëjnë këta hajdutë!? Gjithë verën zbrazin digat, iua shesin sekserëve të tyre. Këta i shesin në bursë dhe ato janë paratë e Ramës dhe Belindës dhe thërrime për sekserët e tyre.
Këtë kanë dy vite që e bëjnë. Asnjëri prej jush nuk gëzon asgjë nga kjo pasuri e madhe publike që kemi. E shisni me 7 lekë te ju. Nuk kishte asnjë problem. Këta e kaluan në 95 lekë dhe te bizneset 220 lekë. Pra, duhet t’i japim fund kësaj, të votojmë ndryshimin. Ndryshimi është në duart tuaja”, deklaroi ai.