Berisha nga Vlora: Rama udhëton si sheik, 22 milion euro me avion privat, ndërsa kancelari i Austrisë fluturon me avion linjash

0
134

Ish – kryeministri Sali Berisha nga Vlora akuzoi kryeministrin Edi Rama se vjedh 90% të fondeve. I ndalur tek investimet, Berisha deklaroi se për të ndërtuar një rrugë në fushë ai harxhon 24 milionë euro, ndërkohë që kushton vetëm 2 milionë euro.

 

Po ashtu Berisha tha se kryeministri udhëton si sheik duke harxhuar 22 mln euro, ndërkohë që kancelari i Austrisë udhëton me avion të linjave.

“Çfarë bëri në këto vite? Bëri sikur po ndërton rrugë, ndërton rrugë me 24 mln euro. Rruga Levan- Vlorë është më e gjera e Shqipërisë, ka dy ura  mbi Vjosë dhe është ndërtuar me 2 mln euro. Kurse ky i ndërton me 24 milionë euro, sepse i vjedh, 90% të fondeve i vjedh.

Ndërton shkolla 7 milionë euro, udhëton si sheik, 22 milionë euro me avion ndërkohë kur kancelari i Austrisë udhëton me avion linjash. Për këta qytetarët nuk ekzistojnë prandaj flet para tyre në mënyrën më të turpshme.

Ai meriton mallkim, sepse vetë udhëton me avion me dhomë gjumi, ndërsa bijtë dhe vajzat e nënave rrezikojnë jetën me gomone. Çfarë thotë? Do marr indiane, çfarë na bën ky ne?! Është koha ta ndëshkojmë me votën donë dhe qëndrimin tonë, është koha të firmosim lirinë tonë”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here