Nivelet e ndotjes së ajrit në shifra alarmante/Vasili reagon sërish: Duhet patjetër të “shëndoshim” Tiranën, prandaj me14 maj të votojmë për ndryshimin ! (VIDEO)

0
95

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka ndarë një video në Facebook me të gjithë ndjekësit ku risjell sërish në vëmendje shifrat alarmante të ajrit të ndotur në Tiranë, i cili u mat vetëm pak ditë më parë nga studiuesit italianë. Duke shpjeguar të gjithë pasojat që sjell në shëndet ky ajër me substanca kancerogjene Vasili thotë se tashmë ka ardhur koha për të “shëndoshur” Tiranën e për ta bërë atë një qytet të jetueshëm për të gjitha grupmosht. Kjo bëhet duke votuar ndryshimin!

 

Të nderuar miq,

Sot dua të bisedojmë së bashku duke lënë gjithcka menjëanë, politikën ,fushtën elektorale dhe gjithcka tjetër, flasim për dicka që është shumë e cmuar për të gjithë, për shëndetin. Ne shpesh shkojmë te mjeku dhe  me të drejtë thoni : Po c’ne ? Dje ishte shumë mirë nuk kisha asnjë problem, nga u shpik kjo sëmundje ? Nga u krijua? – pyetje shumë e drejtë kjo e juaja. Përgjigjen  e madhe e kemi tashmë dhe e kemi të qartë  jo më larg se pak ditë më parë janë bërë publike  rezultatet e një studimi të institutit Italian i icli e ka matur Tiranën në 20 pika  dhe rezultojnë nivele të frikshme të sub. Kancerogjene si benzene dhe të oksideve të azotit.  Duke qenë prej gati  40 vjetësh pikërisht një nga këto element, mjekësia ambientale , ndotja e mjedisit dhe ndikimi isaj në shëndet po ju them  që vërtet jemi në një situatë vërtetë kritike. Benzeni është një substancë kancerogjene e nivelit të parë. Shkaktar i luekemive oksidet e azotit shkaktar të rëndimit të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe të zemrës. Të treja së bashku, kanceri, sëmundjet e zemrës  dhe të mushkrive janë shkatatrët më kryesorë  për vdekshmërinë e njerëzve në Shqipëri  po dhe në botë. Arsyeja pse ndodh në Tiranë kjo situatë skandaloze, ju e kuptoni shumë e thjeshtë : Kemi të bëjmë me ndërtimë pafund që i kanë mbytur mushkritë Tiranës !

Pra Tirana nuk merr frymë. Një trafik që ndonëse të lehtësohej është rënduar, pluhurat e ndërtimit, ju bashkëjetoni me to në të gjitha anët dhe e thithni atë ajër dhe nga të gjitha anët 24/h në 24 ne thithim pikërisht një ajër të tillë  i cili i ka t ë jgitha mundësitë të ishte hsumë më i pastër se kaq pot ë mos ekzistonte kjo babëzia  e ndërtimeve pafund , pot ë mos ishte ky trafiku i cili sajohet qëllimisht në mënyrë që të shfrytëzohet karburanti e të fitojnë ata që shësin naftën dhe këto pluhura ndërtimi e bëjnë këtë qytet të pajetueshëm. Po mendoni për praninë e këtyre substanacve, për fëmijet të moshuarit,  e mijëra njerëz me sëmundje kronike. Mendoni për mijëra  të sëmurë të tjerë të cilët kaluan kovid i cili u la jo pak pasoja dhe përballen me këtë ajër , potencial rrezikshmërie të frikshme. Mendojeni po ua them si profesionist , nuk ka lidhje me ansjë gjë tjetër. Duhet patjetër të shëndoshim Tiranën, prandaj dhe me 14 maj duhet të votojmë për ndryshim pasi kjo Tiranë që mbytet me kullla betoni e helmohet është një vrasëse e jetës tonë. Ky ajër që thithim nuk ndan se kush voton për qeverinë e kush  për oopzitën, helmohen të gjithë njëlloj por e drejta për shëndet është e drejta për të gjithë. Ndaj të gjithë  duhet të votojmë në rradhë të parë për shëndetin. Kjo është një ftesë shumë miqësore prej mjekut dhe jo prej politikanit !

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1635722673522301

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here