Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka vijuar takimet e tij me banorët e qytetit.
Ai shprehet se dëshira dhe energjia pozitive për ndryshimin ndjehet kudo.
Ndërsa shton se programi i tij përmban projekte të dedikuara për çdo njësi administrative të cilat do të mbulojnë çdo sektor.
“Dëshirë për ndryshim, energji pozitive, besim, shpresë! Bashkë për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!”, shkruan Cara.