Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP-për mbetjet, në Rajon për infrastrukturë

0
106

Pushteti lokal në Shqipëri dhe përgjithësisht në Ballkanin Perëndimor bën pak investime kapitale, të cilat janë të domosdoshme për të përmirësuar jetën e komuniteteve, në krahasim me vendet e BE-së.

Përveç investimeve publike pushteti vendor në Rajon i përdor edhe format e partneritetit publik -privat (PPP) për të realizuar disa shërbime publike ose për të kryer investime, thotë një analizë e fundit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Bashkitë në Shqipëri i përdorin PPP-të për menaxhimin e mbetjeve nëpërmjet investimeve në inceneratorë.

Bashkitë në Malin e Zi i përdorin PPP-të në infrastrukturën e transportit, në Maqedoninë e Veriut për ndriçimin rrugor dhe ndërtesat publike dhe në Serbi për transportin publik.

Organizata tërheq vëmendjen se PPP-të po luajnë gjithnjë e më shumë një rol vendimtar në aktivitetin e pushtetit vendor, por gjithashtu sugjeron se kjo fushë kërkon më shumë vëmendje ndaj fenomenit të korrupsionit, përfundon raporti.

Sakaq në Shqipëri vitin e fundit shpërtheu një skandal i abuzimit me kontratat koncesionare të PPP-ve në sektorin e mbetjeve dhe kryesisht inceneratoreve. Kontratat të cilat janë ende në hetim nga prokuroria kanë çuar në burg disa zyrtare, por ndërkohë qeveria shqiptarë vazhdon të kryeje pagesat ndaj kontraktoreve me korrektësi.

Transparency International që mat indeksin global të korrupsionit i konsideroi kontratat koncesionare të inceneratorëve raste të korrupsionit madhor ku përveç abuzimit me fondet publike vihet në dukje kapja e shtetit.

Megjithatë, në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, PPP duket se aplikohet për ofrimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës në pushtetin vendor, përveçse në Shqipëri i referohen kryesisht menaxhimit të mbetjeve.

Borxhi dhe huamarrja në nivel lokal duket se lejohen pothuajse në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me kufizime të caktuara në varësi të të ardhurave aktuale të pushtetit vendor. Përveç kësaj, kreditë afatgjata duhet do të miratohet nga ministritë e financave në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me përjashtim të Maqedonisë së Veriut.

Në të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë vendosur korniza rregullatore për buxhetin e qeverisjes vendore, planifikimin, ekzekutimin dhe monitorimin e buxhetit, menaxhimin e thesarit dhe borxhit.

Mirëpo rezultatet tregojnë se, pavarësisht kornizave ligjore, shpeshherë mungojnë dispozitat të qarta për zbatimin efektiv të buxhetit të qeverisjes vendore./ Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here