Berisha: U bëj thirrje këto ditë që kanë mbetur, të bëjmë gjithçka për të ftuar, nxjerrë në votime çdo qytetar

0
155

Kryetari i Partisë DemokratikeSali Berisha gjatë takimit elektoral në Lushnjepër zgjedhjet e 14 majit kërkoi votat e qytetarëve për kandidatët e “Bashkë Fitojmë” në LushnjeEduart Sharka dhe në Divjakë, Aurel Malko

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se në këto zgjedhje garojnë dy alternativa, e para që buron nga qytetarët, nga vota e tyre në primare dhe e dyta nga bodrumet e Edi Ramës, duke iu referuar kandidatëve të imponuar prej tij. 

‘Njëra alternativë që buron nga ju, kandidatët i keni zgjedhur ju. Kandidatët që keni zgjedhur kanë trokitur derë më derë, zemër më zemër. Kanë ndërtuar një program kryekëput për qytetarët.  

Në krahun tjetër, janë kandidatët e bodrumit të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me qytetarët, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar i vetëm dhe që nga mëngjesi në darkë u thuri lavde, njeriut që kalon nga sheshi në shesh me zorrën qorre në gojë. Me disa me shprehje halabaku’, tha Berisha.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha bëri thirrje që të ftohet çdo qytetar për të dalë në votime me 14 maj, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

‘Unë u bëj thirrje këto ditë që kanë mbetur, të bëjmë gjithçka për të ftuar, nxjerrë në votime çdo lushnjar, të çdo bindje politike, të çdo paparti. A e nigjoni ju si thërret nga frika dhe tmerri, rrini mos dilni në votime, mos hajdeni të dielën në votime’, theksoi në fjalën e tij në Lushnje, kryetari i PD-së, Sali Berisha. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here