Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka folur pas humbjes në garën elektorale.
Maliqi tha për Euronews Albania, se është i ftuar moralisht për mbështetjen që i dhanë qytetarët e Kuçovës. Maliqi tha se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe pohoi se i ka dërguar denoncimet në OSBE/ODIHR.
“Unë falenderoj qytetarët e Kuçovës pasi e ndjej veten të fituar moralisht për mbështetjen që më dhanë gjatë gjithë kësaj kohë. Pasi ky ka qenë një bastion i majtë, ku Partia Socialiste ka fituar prej 33-vitesh mbi 3 mijë vota. Rezultatin unë do ta kontestojë në KQZ, pasi vetëmn fushatë nuk ishte kjo. Unë i kam bërë denoncimet publike dhe të gjitha provat i kam çuar te OSBE-ODHIR. Rezultatin unë nuk e njoh”, tha Maliqi.