“Mirënjohje për ekipin e opozitës”, Ilir Meta: Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe nuk do ta pranojmë !

0
89

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vlerësuar ekipin opozitar në Kuçovë që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak.

‘As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim. Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirënjohje pakufi për Erisilda Hoxhën, Kryetaren e Partisë së Lirisë në Kuçovë dhe gjithë ekipin e mrekullueshëm mbarëopozitar, që fituan zemrat e shumicës të qytetarëve të Kuçovës, të cilët zgjodhën Lefter Maliqin Kryebashkiak.

As dhuna policore, as krimet zgjedhore gjatë fushatës dhe ditën e votimeve nuk i zmbrapsën në betejën për Ndryshim.

Masakrën elektorale në Kuçovë do ta kontestojmë deri në fund dhe kurrë nuk do ta pranojmë.

Gjurmët e krimeve zgjedhore janë të mirëdokumentuara dhe nuk do të anashkalohen kurrë!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here