Dokumenti që vërteton skandalin/ Në mars 2023, deputetët kanë marrë dieta më shumë se rrogat e tyre

0
364

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në muajin mars të këtij viti. Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Shqipërisë rezulton se deputetët tanë që e bëjnë ditën natë për të zgjidhur hallet e problemet e popullit, kanë përfituar dieta e honorare në vlera që i kalojnë pagat e tyre.

E thënë thjeshtë, më shumë kanë shkuar shpenzimet sesa pagat e deputetëve tanë. Më poshtë do të shikoni dy tabela.

E para tregon pagat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për muajin mars 2023. Ndërsa tabela e dytë tregon përfitimet e tyre po për këtë muaj.

Por cfarë janë këto përfitime, çfarë përfshihet në to? Bëhet fjalë për rimbursim karburanti, rimbursim shërbimesh telefonie, dieta e udhëtime, honorarë për mbledhje nëpër komisione, rimbursim qira banese, rimbursim për fatura hotelesh, si dhe rimbursim për pasaportë diplomatike.

Nëse mbledhim totalin e këtyre përfitimeve për muajin mars 2023, rezulton se janë në vlerën 14,563,480 lekë të reja ose rreth 145 milionë lekë të vjetra.

Nga ana tjetër, nëse shikojmë vlerën totale të parave që deputetët kanë marrë nga pagat e tyre neto, vihet re se ajo është 14,318,952 lekë të reja ose rreth 143 milionë lekë të vjetra.

Pra vetëm për muajin mars 2023, deputetët kanë përfituar dieta e honorare në shifra më të larta se vetë paga e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here