Oligarkët dhe politika fryjnë xhepat/ Kush do përgjigjet për jetët e humbura nga punëtorët në ndërtim?! Inspektoriati hesht

0
210

A e keni vënë re se në harkun kohor të vetëm pak më shumë se 10 ditëve, një numër jashtëzakonisht i lartë punëtorësh ndërtimi kanë vdekur duke rënë nga pallatet ku punojnë?

A keni dëgjuar njeri të flasë për këto raste? A keni dëgjuar ndonjë media të publikojë emrin e tyre, se për fotot as që bëhet fjalë?

Maksimumi janë mjaftuar me ndonjë lajm periferik me 2-3 rreshta, a thua se është diçka krejt e pavlerë.

Po përse askush nuk flet për kushtet e sigurisë në punë gjatë ndërtimit të pallateve? Përse Eljo Muçaj, Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nuk ndihet?

Mos vallë paratë që ka marrë nga ndërtuesit për të mbyllur shpejt e shpejt rastin janë më të ëmbla se jeta e punëtorit që ka vdekur? Bëjmë shaka miq, sigurisht që paratë janë më të ëmbla, pyetja që shtrohet është sa para fut në xhep ky individ në këto raste?

Eljo Muçaj, – Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore

A e dini sa punëtorë kanë humbur jetën këto 10 ditë në Shqipëri? Sigurisht që jo sepse gjasat janë ta keni harruar. Po ua kujtojmë ne:

18.05.2023 – Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

21.05.2023 – Rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi me inicialet A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

30.05 – Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë po gjatë këtyre 10 ditëve kanë ndodhur 3 raste të tjera të aksidenteve në pallatet në ndërtim, ku në të treja këto raste punëtorët janë lënduar rëndë. Në rastin e parë, një punëtor ra në kontakt me rrymën elektrike, në rastin e dytë një punëtor u godit nga vinçi ndërsa në rastin e tretë një punëtor ra nga lartësia.

Nga ana tjetër, ndërkohë që punëtorët e shkretë vdesin rresht njëri pas tjetrit për shkak të mungesës së kushteve të punës dhe sigurisë, pronarët e pallateve “fryhen” si derra, siç thotë populli. Kjo pasi ndonëse sillen si skllavopronarë të vërtetë me punëtorët, nga ana tjetër i shesin apartamentet me çmime nga 1500 deri ne 5000 euro metri katror. E ndërkaq jeta e punëtorëve që vdesin nuk vlen më shumë se disa qindarka./JOQ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here