Vladimir Gjuta do të mbetet në burg, organizoi tritolin në farmacinë e Ministrit Tahiri

0
292

Ishte hera e tretë që i kërkontë Gjykatës së Krimeve të Rënda ndryshimin e masës së sigurimit. Vladimir Gjuta nuk e ka bindur drejtësinë për të fituar lirinë. Ai dyshohet se bashkë me Baftjar Brukën, organizuan shpërthimin në biznesnin e familjes së Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahirinë 9 shkurt 2015

 

Alma Çuka

Vladimir Gjuta do të mbetet në burg, si autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahirit. Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Vladimir Gjutës, i cili kërkonte lirimin nga burgu, duke kërkuar pavlefshmërinë e veprimeve të Prokurorisë. Në seancën e  djeshme gjykata i ka cilësuar pretendimet e pabaza, duke e lënë Gjutën në burg. Ka qenë gjyqtari Ardit Mustafaj, ai që vendosi të lërë në burg Gjutën. Ndërkohë që bëhet e ditur se Vladimir Gjyta i është drejtuar të paktën tre hërë gjykatë spër të fituar lirinë. Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka zgjatur afatet e hetimit edhe me tre muaj për të pandehurit, duke patur mundësi të  mbyllë hetimet. Gjuta  së bashku me Baftjar Brukën akuzohen se në bashkëpunim em njëri-tjetrin kanë organizuar vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, Bashkim Tahiri.

Arrestimi i Gjutës

Ai u arrestua para në 18 qershor të vitit të kaluar, pasi ishte shpallur në kërkim për tritolin ndaj familjes Tahiri. Gjuta akuzohet gjithashtu edhe për mesazhin kërcënues në drejtim të ministrit të Brendshëm gjatë kohës kur ishte në kërkim. Arrestimi u bë në hyrje të tunelit të Kalimashit.. Vladimir Gjuta, i akuzuar për organizimin e vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm dhe i dyshuar po si autor i kërcënimit të drejtpërdrejtë ndaj ministrit, arrestohet në hyrje të qytetit të Kukësit. Policia në atë kohë tha se, Gjuta ishte duke udhëtuar me automjetin tip opel me targë “Rks 04 540 EP”. Automjeti drejtohej nga Blerim Thaçi 32 vjeç nga qyteti i Prizrenit. Ai shoqërohej edhe nga një makinë me targa “AA 169 JG” që drejtohej nga Indrit Ademi 26 vjeç nga Kukësi. Gjuta mbante paruke në kokë në momentin e ndalimit, si një mënyrë për të mos u njohur.  Gjatë kontrollit iu gjeten një sasi lekësh dhe eurosh si dhe 6 telefonë celularë. Në 20 qershor 2015 jepet masa e sigurisë për Vladimir Gjutën. Gjatë seancës gjyqësore të vlerësimit të masës së sigurisë, i dyshuari Vladimir Gjuta ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se nuk ka lidhje me tritolin e vendosur në farmacinë e familjes Tahiri në shkurt të këtij viti. Edhe me herët para grupit hetimor Vladimir Gjuta ka deklaruar se nuk ka gisht as në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit dhe as me sms-në kërcënuese ndaj Ministrit të Brendshëm. Akuzat ndaj tij janë:  “Vepra me qëllime terroriste”, “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Në momentin e ndalimit shtetasi Vladimir Gjuta është prezantuar si shtetas Kosovar duke përdorur një letërnjoftim të shtetit Kosovar me gjeneralitetet L. Thaqi, lindur në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here