Aksion në Krujë/ 140 bimë kanabis të kultivuara në banesë, vihet në pranga një person

0
103

Aksioni i policisë së shtetit “Territor i pastër” është finalizuar me asgjësimin e 140 bimëve kanabis që u gjetën të kultivuara në një banesë, në fshatin Fushë Thumanë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), u gjetën të kultivuara 140 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Për këtë rast, u vu në pranga V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here