Del teza e Gjuhës Shqipe 20 minuta nga nisja e provimit

0
300

Teza e Gjuhës Shqipe e provimit të Maturës ka dalë 20 minuta nga fillimi i provimit.

Portali “Studentët denoncojnë” kanë publikuar në Instagram variantin A të saj.

30 mijë maturantë do i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ndërkohë, maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, ai i Matematikës që do të zhvillohet më datë 13 qershor dhe provimi i katërt i lëndës me zgjedhje, që do të zhvillohet më 19 qershor.

Një ditë më parë ministrja e Arsimit Evis Kushi u përpoq të qetësojë maturantët dhe prindërit, duke folur për masa të shtuara për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa mohoi që dalja e tezës në provimin e parë të ketë cenuar Maturën Shtetërore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here