Kurti viziton familjarët e tre policëve të arrestuar

0
98

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar familjarët e tre zyrtarëve policorë të cilët janë rrëmbyer nga autoritetet serbe.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka vizituar familjarët e Beqir Sefës, Rifat Zekës dhe Shemë Mustafës, në Mitrovicë, në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, dhe fshatin Letanc të Komunës së Podujevës, respektivisht.

Ai u ka thënë familjarëve të zyrtarëve policorë se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, është në kontakt me institucionet atje për të marrë për shumë informacione për ta.

Kurti i ka realizuar këto vizita, një ditë pas arrestimit të zyrtarëve policorë.

Autoritetet e Kosovës besojnë se bëhet fjalë për rrëmbim në territorin e Kosovës, ndërsa autoritetet në Serbi kanë deklaruar se ata janë arrestuar në territorin serb.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar edhe faktorit ndërkombëtar që të dënojë veprimet e Serbisë, dhe ka thënë se është “i habitur nga heshtja e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here