Zjarri i përmasave të mëdha dhe tymi kancerogjen ka përfshirë ë fushën e mbetjeve urbane në Vlorë.
Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamje, si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.
Pesë autobotë dhe 20 punonjës së zjarrfikëseve janë duke punuar për shuarjen e flakëve, por situata është e rënduar pasi dhe era ndihmon që flakët të përparojnë
Ndërkohë qe tymi po hyn në qytetin e Vlorës, pasi era fryn nga veri lindja.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.