Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video në llogarinë e tij në facebook duke u shprehur se opozita është e gatshme për betejë.
Pas masakrës zgjedhore që ndodhi në zgjedhjet lokale të 14 majit, kreu i PD dhe opozitës së bashkuar ka si mision rikthimin e votës së lirë.
Postimi:
Opozita është e gatshme për betejë! Opozita ka mision rikthimin e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve. E dyta, opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri. #sb