Xhaferri: Urbanët e Adrenalinës së Lalit në “gjueti” për prenë e radhës!

0
357

Kryetari i Forumit rinor të Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me aksidentin e sotëm të urbanit të Unazës, rast ky i përsëritur brenda një kohe shumë të shkurtër në kryeqytet. Përmes një postimi në facebook Besart Xhaferri shkruan se tashmë urbanët janë kthyer në makthin e qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë në to, por edhe në makthin e drejtuesve të mjeteve dhe policisë rrugore për shkak të numrit të shumtë të aksidenteve që janë përfshirë.

Postimi i plotë:

Një 12 vjeçar që po udhëtonte në motorin e gjyshit të tij ka mbetur i plagosur rëndë pasi mjeti më të cilin udhëtonin u përfshi në një aksident me një nga urbanët e unazës së vogël në Tiranë.

Urbanët pre vitesh janë kthyer në makthin e qytetarëve që zgjedhin të udhëtojnë në to, por edhe në makthin e drejtuesve të mjeteve dhe policisë rrugore për shkak të numrit të shumtë të aksidenteve që janë përfshirë.

Pavarësisht bilancit të rënduar të aksidenteve ku protagonistë janë urbanët e linjave të Tiranës, pak e shqetësuar për këtë situatë është Bashkia Tiranë, që angazhimin e kryesor e ka për koncerte, në kuadër të parimit Rilindas popullit jepi bukë dhe cirk.

Të transformuar në sauna në verë dhe frigoriferë në dimër, urbanët e linjave të kryeqytetit nuk plotësojnë asnjë standard për t’u ofruar shërbim dinjitoz qytetarëve, teksa korrupsioni u ka kyçur gojën dhe lidhur duart inspektorëve të Bashkisë Tiranë, që as nuk denjojnë as ti kontrollojnë as të udhëtojnë me këto urbanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here