Partia Demokratike, në vazhdën e publikimit të provave sesi u grabitën votat nga Partia Socialiste për të nxjerrë fitues kandidatin e saj Gentian Llatja në krye të bashkisë së Elbasanit, ka trajtuar në veçanti skemën e kontrollit total të votuesve nëpërmjet patronazhistëve dhe operatorëve në kushtet e përdorimit për herë të parë të pajisjeve elektronike të votimit.
Blendi Himçi, kreu i degës së PD-së në Elbasan, shfaqi foto dhe video se si u zbatua edhe ky sistem kriminal krahas metodave të tjera.
Patronazhistët, që ishin kryesisht drejtues të institucioneve të Elbasanit apo operatorët e pajisjeve (të afërm të tyre) votuan në vend të qytetarëve që nuk e njihnin atë mënyrë votimi. U konstatuan edhe raste kur makineria elektronike nuk printonte emrin e kandidatit të zgjedhur nga votuesi, por të kundërshtarit.
Disa dëshmi që u shfaqën sot para mediave:
Artikuj të ndërlidhur:
https://www.standard.al/2023/07/11/provat-si-u-abuzua-me-zgjedhjet-ne-elbasan-boci-rama-pati-nje-angazhim-personal-ne-nje-fushate-shpifese-denigruese-dhe-kercenuese-per-eliminimin-e-opozites/?fbclid=IwAR3ppMt4h0MmAyUTtQ3Gl_Jnba6_fmtTnKZfM9j2WzkrZ4ahKE-h_ndzt4Y
https://www.standard.al/2023/07/11/provat-si-u-abuzua-me-zgjedhjet-ne-elbasan-noka-shteti-nje-me-ps-kushi-gjiknuri-kercenuan-qytetaret-deri-ne-prerje-pensioni-apo-heqje-te-ndihmes-ekonomike/?fbclid=IwAR3ppMt4h0MmAyUTtQ3Gl_Jnba6_fmtTnKZfM9j2WzkrZ4ahKE-h_ndzt4Y