Ryanair, linja ajrore nr.1 në Evropë, ka lançuar sot, më 12 korrik, kalendarin e ofertave më të mëdha ndonjëherë të dimrit ’23 me mbi 770 mijë vende për turistët shqiptarë që kërkojnë të shijojnë pushimet dimërore me miqtë dhe familjen ose thjesht duan të gjallërojnë muajt më të zymtë të dimrit me disa aventura jashtë shtetit.
Nga fundi i tetorit ’23 deri në fund të marsit ’24, kalendari i Ryanair për Dimër ’23 ofron një larmi destinacionesh në vendet më të njohura të skive, të tregjeve të Krishtlindjeve, të blerjeve sezonale, në vendet malore dhe destinacionet ekzotike me çmimet më të ulëta në Evropë.
Turistët shqiptarë tani mund të përdorin pushimet dimërore për të rezervuar një pushim të merituar në një nga destinacionet e veçanta të kalendari të Dimrit ’23 të Ryanair me çmime të disponueshme nga vetëm 29,99 € vetëm në Ryanair.com.
“Ne kemi marrë një numër të madh kërkesash për kalendarin e Dimrit ’23 nga klientët e hershëm që kërkojnë të planifikojnë dhe të rezervojnë një fluturim të Ryanair për pushimet e tyre të Dimrit ’23. Pavarësisht nëse kërkoni të shijoni diellin, të shkoni në shpatet apo të shijoni sezonin festiv në një nga qytetet e bukura të Evropës, nuk do të zhgënjeheni me përzgjedhjen e pakrahasueshme të skive, tregut të Krishtlindjeve, blerjeve sezonale dhe vendeve ekzotike. Destinacionet që ne ofrojmë janë me tarifat më të ulëta në Evropë.
Për të festuar nisjen e kalendarit tonë më të madh ndonjëherë për dimër, Ryanair ka nisur një shitje speciale të biletave me çmime të disponueshme nga vetëm 29,99 €, vetëm në Ryanair.com.”