Berisha poston videon: Mafie e poshtër e Erion Velisë, shikoni si kërcënon gazetarët!

0
164

https://fb.watch/lPShEnucRC/?mibextid=v7YzmG

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij ne Facebook videon kur njerzit e afërt të kandidatit të Rilindjes për Rrogozhinën kanë kërcënuar ekipin e gazetarëve të Syri Tv.

“Mafie e poshtër e Erion Velisë, shikoni si kërcënon gazetarët!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Sot, policia e Rrogozhinës ka shoqëruar Arif dhe Agim Memollën, xhaxhallarët e kandidatit të Edi Ramës, Edison Memolla, sepse kanë kërcënuar grupin e xhirimit të SYRI TV. Shoqërimi i tyre erdhi pas denoncimit të medias për kërcënimet e bëra sot në Rrogozhinë.

Sipas denoncimit të televizionit, grupi i xhirimit ndodhej në Rrogozhinë për të transmetuar se si shkelet ligji, pasi kandidati i Ramës për zgjedhjet e 23 korrikut, Memolla kishte thirrur nën presion, në një drekë mësues, mjekë, administratë e zyrtare të tjerë dhe sipas tyre, prania e kameras nuk u ka pëlqyer familjarëve të Memollës dhe miqve të tij, duke kërcënuar më pas gazetarët.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here