Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit, ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë informale këtë të hënë në Tiranë.
Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski, shefi i qeverisë malazeze Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës.
Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti por deri tani ai nuk e ka konfirmuar takimin.
Ndërkohë marrëdhëniet e 2 kryministarve gjatë muajve të fundit është ftohur në fillim të korrikut,Kurti insistoi që nuk do të kishte një takim bilateral me Ramën nëse nuk do të mbahej mbledhja e përbashkët e dy qeverive për firmosjen e marrëveshjeve të lëna pezull.
Megjithatë, ndonëse Ministria e Jashtme e Kosovës konfirmoi se kishte pranuar marrëveshjet, nga Kurti nuk pati asnjë reagim dhe nuk e takoi Ramën.
Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën. Ai do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.