Zjarri në ishullin grek del jashtë kontrollit, hapen kampet për të strehuar të evakuarit

0
176

Në ishullin grek, Rodos situata paraqitet e jashtëzakonshme për shkak të vatrave të zjarrit të cilat janë aktivizuar prej së martës.

Mediat greke raportojnë për më shumë se 1000 persona të evakuuar nga zonat përreth të cilët po transferohen në Kalathos.

Departamenti i zjarrfikësve, në një konferencë për shtyp u shpreh se situata është alarmante dhe se zjarri më i vështirë që vendi është përballur ndonjëherë.

Ndërkohë në vendngjarje janë duke punuar 173 zjarrfikës, 10 grupe të njësive këmbësore, 35 automjete, 5 helikopterë dhe 3 avionë, për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu, sipas informacioneve të “Rodiaka”, zjarri ka mbërritur edhe në ambientet e tre njësive hoteliere, në zonën e Kiotarit. Të tre hotelet janë evakuuar nga turistët dhe po bëhen përpjekje nga zjarrfikësja, vullnetarët dhe stafi për të minimizuar dëmet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here