Karrigia në të cilën është ulur JK Rowling derisa po shkruante librin e parë të Harry Potter pritet të dalë javën tjetër në ankand. Karrigia prej së cilës është shkruar historia e fuqishme pritet të shitet për rreth 40 mijë euro.
Ndenjësja i është dhënë autores në vitin 1995 si pjesë e banesës së saj në Edinburgh, ndërsa në të ka shkruar edhe disa vazhdime të Harry Potter. Heritage Auctions thonë se kjo karrige edhe në të kaluarën ka mundur të sjell një numër të madh të parave për bamirësi, ndërsa tash është shndërruar në objekt kulti.
Kushdo që do ta blejë karrigen, e merr edhe mbishkrimin “I dashur pronar i ri i kësaj karrige”. Vetë shkrimtarja thotë se është nostalgjike për karrigen, ndërsa duke qeshur thotë se shpina e saj është shumë e lumtur që nuk do të ulet më në këtë karrige.