Përplasi për vdekje punonjësin e pastrimit në Durrës dhe i’a mbathi, arrestohet i riu

0
550

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar pasi aksidentoi për vdekje një punonjës pastrimi në rrugën Tiranë-Durrës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me inicialet A.Y., banues në Këlcyrë përplasi me makinë 51-vjeçarin me inicialet Sh. A.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Y., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, pasi automjeti që drejtohej nga 29-vjeçari, ditën e djeshme, përplasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasin Sh. A., 51 vjeç, banues në Tiranë (punonjës për pastrimin e rrugëve). Për shkak të dëmtimeve të marra, 51-vjeçari ka humbur jetën ditën e sotme, në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here