Veç virozave të stinës, ditët e fundit janë konfirmuar edhe raste të fëmijëve të prekur me Covid-19 me temperaturë që i mban 3 ditë.
Zakonisht virusi është marrë nga familjarët, ose nga kontakti i fëmijëve nëpër institucione si kopshte dhe çerdhe, të cilat janë të hapura edhe në këto ditë gushti.
Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive në spitalin pediatrik, Xhorxhina Kuli tha se ka pasur edhe raste të fëmijëve të infektuar me Covid të cilët janë shtruar në spital, raporton Top Channel.
Ajo shton se janë dy dhoma të vëna në dispozicion por gjatë fundjavës ka pasur raste në rritje.
Ndërkohë, vërehet një kthim të valës së Covidit, por nuk ka vend për alarm.